Eliminimi dramatik me 11-metërsha, Josa: Duhet ta kishim përfunduar ndeshjen më herët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 22:38

Eliminimi dramatik me 11-metërsha, Josa: Duhet ta kishim përfunduar ndeshjen më herët

Prishtina u eliminua nga raundi i parë i Ligës së Europës teksa u mposht me penallti, pasi koha e rregullt në të dyja takimet përfundoi 0-0.

mirel-josa-933x445

U gjuajtën plotë 16 penallti, nga ku 5 herë shënuan maltezët e Fola Esh dhe 4 herë skuadra e Prishtinës. Një eliminim dramatik që djeg shumë.

Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Mirel Josa, u shpreh i kënaqur me atë ç’ka tregoi skuadra e tij, gjithsesi nuk e fsheh që eliminimi i sotëm ishte fatal për bardheblutë.

“Duhet të kishim përfunduar lndeshjen më herët. U mbrojtëm deri diku mirë, nuk mund të bëjmë asgjë. Jam i kënaqur në përgjithësi nga loja dhe përpjekja që bëri skuadra për 120 minuta. Patëm disiplinë në lojën tonë. Jam i mërzitur sepse klubi do të kishte vazhdimësi nëse kalonim më tej. Tashmë do të vazhdojmë synimin tonë që është kampionati”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"