Eliminim me dy humbje përballë moldavëve, Zmijani: Ishte eksperiencë e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2017 | 10:02

Eliminim me dy humbje përballë moldavëve, Zmijani: Ishte eksperiencë e bukur

Trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani, e ka vlerësuar si një eksperiencë të bukur përfaqësimin e skuadrës së tij në këtë kompeticion.

Zmijani

“U ndëshkuam që në minutat e para të pjesës së parë dhe më pas gjetëm golin. Por, shpërdoruam dhe futbolli është i tillë. Kur nuk shënon, pëson dhe neve na penalizuan episodet. Megjithatë, jemi në hapat e parë në këto lloj pjesëmarrje dhe mund të them se ishte një eksperiencë e bukur si për mua dhe për djemtë e ekipit.

Është diçka me rëndësi të madhe të marrësh pjesë në këtë kompeticion. Tani do t’i kthehemi punës për takimet e kampionatit që ta fitojmë sërish atë, për të qenë sërish në Champions”, ka mbyllur Zmijani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"