Eliminatoret/ Kombëtaret U-17 dhe U-19 në aksion, sfidojnë Portugalinë dhe Greqinë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 13:45

Kombetarja U-17 Kombetarja U-19 Të fundit

Eliminatoret/ Kombëtaret U-17 dhe U-19 në aksion, sfidojnë Portugalinë dhe Greqinë

Kombëtarja U-17, e drejtuar nga Elvin Beqiri, do të ndeshet ditën e sotme, në orën 16:00, kundër Portugalisë, përballje kjo e vlefshme për turneun kualifikues, që zhvillohet në shtetin luzitan. 17-vjeçarët do tentojne një rezultat pozitiv  mirë ndaj portugezëve, në një sfidë aspak të lehtë. 

Shqiperia U17

Kujtojmë që Kombëtaren e udhëhequr nga Beqiri, e presin dhe dy sfida të tjera ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Ndërkaq edhe Kombëtarja U-19 zbret sot në fushë në orën 19:30 në stadiumin “Genk Arena” të Belgjikës, nga ku do të përballet me Greqinë, një ndeshje e vlefshme për Grupin 4 eliminator. Të besuarit e Nevil Dedes futen me synime të qarta në këtë turne, pasi duan kualifikimin.

Shpresat vs U19

 

Takimi i sotëm do të gjykohet nga një treshe arbitrash skocezë me kryesor Kevin Klansin. Me ekipin U-19 janë bashkuar edhe dy sulmuesit e U21, Emiliano Bullari (Olimpiakos) dhe Armando Broja (Çelsi). Trajneri Dede është i bindur se ky ekip i ka të gjitha mundësitë për të kaluar në “Elite Round”, teksa nga grupi kualifikohen dy vendet e para.

“Unë jam i bindur dhe e deklaroj hapur që ne shkojmë në Belgjikë për t’u kualifikuar. Kemi një brez shumë të talentuar, prandaj dhe kemi pritshmëri të mëdha. Për të qenë i sinqertë, kujtoj se që nga brezi i atyre që kanë lindur në vitet 1975, 1976 dhe 1977, të cilët furnizuan Kombëtaren A me një numër të madh lojtarësh, shpresoj që edhe kësaj radhe kjo vitlindje të jetë një gjeneratë e artë për futbollin shqiptar. Nisur edhe nga kundërshtarët që kemi, pretendojmë se jemi një skuadër shumë e fortë”, është shprehur trajneri i kuqezinjve të rinj.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com