Eliminatoret e Kampionatit Europian/ Kombëtarja U-21 sfidon sot Irlandën e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2017 | 9:59

Eliminatoret e Kampionatit Europian/ Kombëtarja U-21 sfidon sot Irlandën e Veriut

Pas grumbullimit në vendin tonë, Kombëtarja e 21-vjeçarëve ka udhëtuar drejt Belfastit ku edhe ka zhvilluar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut.

Kombetarja U-21 stervitje

Takimi është i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2019 dhe shpresat që kuqezinjtë e vegjël të vazhdojnë më tej janë të mëdha. Sfida që do të luhet sot, në orën 20:30, është mjaft e vështirë, duke qenë se kundërshtari kryeson grupin me 3 pikë të plota pas një ndeshjeje të luajtur.

Kombetarja U-21

Ndërsa kombëtarja Shpresa mban vendin e dytë në Grupin B me vetëm një pikë, pas barazimit të arritur ndaj Estonisë në “Elbasan Arena”, më 12 qershor të këtij viti. Gjendja e lojtarëve kuqezinj paraqitet e mirë dhe synohet që në këtë sfidë të arrihet një rezultat pozitiv.

Renditja dhe ndeshjet, Kombetarja U21

Katër ditë pas ndeshjes së parë, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe një takim të dytë po në transfertë, pasi më 4 shtator, në orën 19:00 do të luajnë ndaj Islandës, Reikjavik, në orën 19:00.

Takimi me Irlandën e Veriut do të jetë i pari për kombëtaren Shpresa, ndërsa me Islandën kemi dy përballje të mëparshme, nga të cilat një ka përfunduar në barazim dhe një e kanë fituar kuqezinjtë tanë. Shpresat që skuadra e Bushit të bëjë surprizën në këto dy transferta delikate janë të mëdha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"