Eliminatoret e Europianit U-17, Shqipëria mëson kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 10:28

Eliminatoret e Europianit U-17, Shqipëria mëson kundërshtarët

Kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Mustedanagiç, ka njohur sot kundërshtaret e saj në grup për fazën kualifikuese të Europianit U-17, për edicionin 2018-2019, por njëherësh do të jetë  përsëri edhe organizatore e një tjetër raundi eliminator.

shorti_u17_dhjetor

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Shqipëria bën pjesë në Grupin 8 dhe do të luajë kundër Republikës Çeke, Norvegjisë dhe Azerbajxhanit.Takimet e grupit të 8-të, do të zhvillohen në vendin tonë nga data 23 deri në datë 29 tetor 2018. Kështu, pas edicioneve të tetorit të këtij viti, UEFA i beson Shqipërisë sërish një tjetër organizim eventi, për moshën U-17.

shqiperia_shorti_dhjetor_u17

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"