Eliminatoret e Europianit të 19-vjeçarëve, UEFA u beson gjyqtarëve shqiptarë grupin më të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 23:14

Eliminatoret e Europianit të 19-vjeçarëve, UEFA u beson gjyqtarëve shqiptarë grupin më të vështirë

Enea Jorgji dhe Ermal Barushi janë dy gjyqtarët shqiptarë të përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi në eliminatoret e Kampionatit Europian të 19-vjeçarëve. Dyshja që disponon stemën e FIFA-s do të jetë e pranishme në sfidat e grupit të dytë ku bëjnë pjesë Polonia, që është dhe vendi organizator, Gjermania, Bjellorusia dhe Irlanda e Veriut.

Enea-Jorgji

Ky grup konsiderohet një nga më të vështirët e këtij kampionatit. Enea Jorgji që e mbylli me polemika edicionin e kaluar, do të gjykojë dy sfida të grupit dhe në njërën prej tyre do të jetë gjyqtar i katërt, ndërkohë që Ermal Barushi do të jetë asistent i parë në të 3 sfidat.

Barushi dhe Jorgji

Vetëm e para e grupit kalon në elite round ku do të synohet më pas kualifikimi për në Europianin e 2018 të kësaj grupmoshe që do të zhvillohet në Finlandë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"