Eliminatoret e Europianit, Kombëtarja e Elvin Beqirit mëson kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 10:29

Eliminatoret e Europianit, Kombëtarja e Elvin Beqirit mëson kundërshtarët

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës, shorti për kualifikueset e Europianit 2021 për 17 – vjeçarët.

Shqiperia U17

Kuqezinjtë e Elvin Beqirit, kanë mësuar kundërshtarët, teksa do të jenë pjesë e Grupit 2 së bashku me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë. Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me 4 skuadra të cilat do ti luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit Tetor dhe Nëntor 2020. Shqipëria do ti luajë ndeshjet në Rumani në datat 22, 25 dhe 28 Tetor.

kombetarja u17

Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjithë kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta sëbashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do ti bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Raund në pranverën e vitit 2021. 15 skuadrat më të mira do ti bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"