Eliminatoret e Europianit, Italia U-17 i trembet Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2016 | 9:44

Eliminatoret e Europianit, Italia U-17 i trembet Shqipërisë

Në stadiumin “Bruno Benelli” të Ravenës, në orën 15:00, nën transmetimin e “Rai Sport 1”, kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç do të zhvillojnë sfidën e parë kualifikuese për Europianin U-17. Një ndeshje sa e rëndësishme, aq edhe e vështirë për kuqezinjtë, pasi përballë do të kenë një përfaqësuese që vjen nga një shkollë e rëndësishme futbolli.

Italia U-17

Megjithatë, elementet e rritur në akademitë e ndryshme të ekipeve europiane si dhe eksperienca e një trajneri si Mustedanagiç janë një garanci për rezultate pozitive të kësaj skuadre.

Në kampin italian kjo ndeshje nuk pritet aspak si e lehtë. Vetë trajneri i ekipit “axurr”, në faqen zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit, është shprehur se e pret një ndeshje delikate. “Është një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne. Do të luajmë një takim që mund të thuhet se është si një derbi.

Kalendari U-17

Ata kanë disa lojtarë që janë pjesë e akademive të ekipeve italiane, ndërkohë që edhe ne në skuadër kemi dy djem që kanë origjinën nga Shqipëria. I shoh lojtarët që kanë frymën e duhur dhe që janë të gatshëm për të zhvilluar me dinjitet një kompeticion të tillë”, ka deklaruar trajneri i Kombëtares U-17 të Italisë, Emiliano Bigica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"