Eleminimi mund t’i kushtojë shtrenjtë Atletikos, ja si kërkon të “hakmerret” Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 23:54

Eleminimi mund t’i kushtojë shtrenjtë Atletikos, ja si kërkon të “hakmerret” Liverpuli

Liverpuli po kërkon një mbrojtës për të zëvendësuar Dejan Lovren, kontrata e të cilit skadon në qershor, prandaj dhe ka hedhur sytë nga reparti i Atletiko Madridit, skuadra që e eliminoi nga Champions League këtë sezon. 

jimenes

Konkretisht bëhet fjalë për 25 vjeçarin uruguajan, Jose Maria Jimenes, që plotëson mjaft mirë kërkesën e Jurgen Klopit për një mbrojtës të fuqishëm në ajër dhe të zgjuar kur ka topin në këmbë.

jimesss

I vetmi problem që mund të haset, siç raporton “Daily Mail Sport”, është klauzola e urugajanit prej 120 milionë euro, me Atletikon që është e gatshme për të fituar sa më shumë prej tij duke qenë se ka një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2023.

bastoni

Gjithsesi, në rast se nuk realizohet ky operacion atëherë Liverpuli ka si plan të dytë mbrojtësin e ri të Interit Alesandro Bastoni dhe mbrojtësin e Lajpcig, Upamekano.

upaekano

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"