Elbasanit i vetofrohen lojtarë të rinj, klubi nuk nxitohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2019 | 18:16

Elbasanit i vetofrohen lojtarë të rinj, klubi nuk nxitohet

Pavarësisht se Elbasani këto vitet e fundit ka pasur probleme të mëdha, kryesisht financiare, tradita që mbart mbi supe i ka ardhur shpesh në ndihmë kësaj skuadre, duke e zbutur disi situatën.

elbasani-470x353

Thuhet kështu, pasi asnjëherë klubi nuk ka vuajtur për të formuar grupin dhe për të afruar lojtarë, jo vetëm vendës, por edhe jabanxhinj. Lojtarët e rinj kryesisht e shohin si trampolinë aktivizimin me verdheblutë dhe mjafton fakti që stërviten dhe marrin minuta fanellën e kësaj skuadre, për të “harruar” problemet e tjera.

Ata e konsiderojnë sukses prezencën në klubin dy herë kampionë të vendit. Edhe për këtë sezon, në dyert e klubit nuk kanë munguar vetofrimet nga ana e futbollistëve të ndryshëm, të cilët shpresojnë që për të paktën një sezon të kenë në CVnë e tyre edhe Elbasanin. Megjithatë, në kampin verdheblu nuk kanë ndërmend të nxitohen në këtë aspekt, por sigurisht nuk pritet ta kenë të lehtë për të përzgjedhur se cilët nga lojtarët që vetofrohen do të mbahen.

Ky është thjesht një hall i vogël, në krahasim me ato që duhet të zgjidhin elbasanasit, të cilët ende nuk e dinë se me çfarë skuadre do të marrin pjesë në kampionatin e edicionit të ardhshëm. Sido që të shkojnë punët, duan të paktën të mos e vënë në rrezik mbijetesën, siç ndodhi sezonin e fundit, ku shpëtuan vetëm pas fitores në ndeshjen e “Play-Off”-it me Luzin 2008.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"