Elbasani tenton Klodian Duron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2013 | 13:10

Elbasani tenton Klodian Duron

Duro of Albania's KF Tirana fights for the ball with Louadj of Luxembourg's CS Grevenmacher during their Europa League first qualifying round soccer match in TiranaZbulohet ëndrra e Elbasanit në merkato, Klodian Duro. As më pak e as më shumë, bëhet fjalë pikërisht për ish-futbollistin e Kombëtares, i cili sezonin e ri mund të rikthehet në skuadrën që e bëri të famshëm, për të mbyllur përfundimisht edhe karrierën, tek Elbasani. Burime të besueshme pranë kampit verdheblu pohojnë për “Panorama Sport” se futbollistit i është bërë një kërkesë paraprake për të parë mundësinë e ardhjes së tij në Elbasan. Pritshmëritë janë vërtet të mëdha që Duro të rivishet verdheblu. Nëse deri dje mesfushori ishte thjesht një ëndërr, që dukej e parealizueshme, si për drejtuesit edhe për tifozët, tani gjasat janë që të mos mbetet më e tillë, por të kthehet në realitet. Brenda pak ditësh pritet të ketë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.
Përfitimet – Mund të mendohet një dyshe në mesfushë, të dy ish- lojtarëve të Kombëtares, Duro-Bylykbashi, në Kategorinë e Parë. Këtë mundësi e ka Elbasani dhe sigurisht, nëse kjo do të bëhet realitet, ai që përfiton në fund do të jetë vetë klubi, si dhe tifozët. Me ardhjen e Duros (nëse kjo do të ndodhë në fund), te verdheblutë “de facto” do të qëndronte edhe pjesa tjetër e “senatorëve”, duke filluar nga Bylykbashi, Dalipi, Merxha, Roshi, Kuçi etj., çka do të rriste së tepërmi cilësinë në skuadër. Superiorja do të ishte vërtet më pranë. Nga ana tjetër, stadiumi do të mbushej, pasi tifozët verdheblu kanë premtuar mbështetje maksimale nëse bëhet një skuadër e denjë për Superiore dhe kjo mbush më pas edhe arkat e klubit. Me Duron, Elbasani bën dy goditje: forcon skuadrën dhe rikthen tifozët.
Zyrtarizimet – Ndonëse deri më tani nuk është bërë asnjë zyrtarizim, verdheblutë po tregohen aktivë në merkato, teksa janë ende në pritje të përgjigjes përfundimtare nga një tjetër ish-lojtar i Kombëtares, elbasanasi Arjan Pisha. Me fillimin e seancave stërvitore, pritet një mesfushor nga Maqedonia dhe tre lojtarë amerikanolatinë, për të cilët verdheblutë kanë marrë sinjale pozitive.
VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"