Elbasani synon të ringrihet, ja plani i drejtuesve për akademinë e re të futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2021 | 19:04

Elbasani synon të ringrihet, ja plani i drejtuesve për akademinë e re të futbollit

Ka dy javë që Këshilli Bashkiak dha miratimin për krijimin e Akademia e Futbollit Elbasani dhe aktualisht drejtuesit janë duke u marrë me bazën ligjore për regjistrimin e këtij klubi me të gjitha të drejtat për pjesëmarrjen në aktivitetet futbollistike.

Çast nga ndeshja Partizani-Elbasani 2-0 për U-19

Siç dihet, nuk bëhet fjalë vetëm për krijimin e një ekipi të rriturish, por të një akademie të mirëfilltë ku do të ngrihen edhe ekipet e moshave që do të marrin pjesë në garë. Ende nuk mund të flitet për stafin drejtues që do të marrë përsipër ngritjen e këtij klubi futbolli, por paraprakisht mësohet se do të jenë nga qyteti i Elbasanit dhe që kanë një lidhje me futbollin.

Ndonëse kanë nisur të lakohen edhe emrat e parë, është ende herët për të bërë zyrtarizime. Siç dihet, ekipi i të rriturve AF Elbasani do të nisë rrugëtimin e tij nga Kategoria e Tretë, për të shpresuar më pas ringritjen në nivelet e larta. Ky klub për momentin do të financohet në masën 100 për qind nga bashkia, por në të ardhmen pritet që aksionet të shiten tek investitorë seriozë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"