Elbasani, superstart në Velipojë/ Mustafaj dhe Solomon bëjnë dopieta, vendësit ndryshojnë trajnerin dhe lojtarët para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 15:37

Elbasani, superstart në Velipojë/ Mustafaj dhe Solomon bëjnë dopieta, vendësit ndryshojnë trajnerin dhe lojtarët para ndeshjes

Elbasani bind në të parën, duke mposhtur me rezu ltatin e thellë 4-0 Adën e Velipojës në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Anxhelo Suta ka shënuar nga dy gola në çdo pjesë, duke mos e vënë asnjë moment në dyshim triumfin në stadiumin “Adriatik” të Velipojës.

Ada-Elbasani 0-4

Seria e golave për miqtë u hap që në minutën e 10-të me anë të sulmuesit peqinas, Erjon Mustafaj, i cili goditi bukur brenda zonës. Ada mundohet të reagojë, por e ka të vështirë të shkojë në portën mike. Në minutën e 31-të, është Solomon që sjell qetësinë për Elbasanin, duke realizuar edhe golin e dytë.

Elbasani 0-4

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 0-2 të elbasanasve, ndërsa 45 minutat e dyta janë thuajse “fotokopje”. Kur pritej një reagim i Adës, miqtë “vrasin” takimin, pas një veprimi mjeshtëror të Mustafajt. Kur duheshin edhe 15 minuta të përfundonte takimi, ishte nigeriani Solomon që vulosi triumfin e verdhebluve.

Festa e Elbasanit

NDRYSHIMET – Klubi i Adës ka pasur jo pak vështirësi në organizim për të nisur këtë sezonin. Fillimisht u emërua trajner Zamir Lumanaj, por vetëm pak orë para se të zhvillohej ndeshja e parë me Elbasanin, ai u largua. Kjo erdhi për shkak se Ada e Velipojës bëri një binjakëzim me akademinë Djelmnia Shkodrane.

Ada Elbasani logo skeda

Skuadra e U-19 e kësaj të fundit do të përfaqësojë ekipin e të rriturve të Adës këtë sezon në Kategorinë e Dytë në Grupin A. Edhe kjo lëvizje po ashtu është bërë në ditët e fundit, duke krijuar jo pak kaos. Në këtë mënyrë, trajneri i Adës është caktuar Arbër Shytani, i cili drejtonte ekipin U-19 Djelmnia Shkodrane. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, velipojakët e nisën keq.

SENAD NIKSHIQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"