Elbasani po lëviz në merkato, prurjet e para vijnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2019 | 14:16

Elbasani po lëviz në merkato, prurjet e para vijnë…

Pak e nga pak Elbasanit po i rikthehen futbollistët e sezonit të kaluar dhe shpresohet se brenda pak ditëve të mësohet përfundimisht se cilët prej tyre do ta vazhdojnë karrierën me këtë skuadër.

FUTBOLL-ELBASANI-LUZI-2008-2019.05.26 (1)

Pjesës tjetër të ekipit iu bashkuan së fundmi edhe sulmuesit Arsen Lleshi dhe Kejdi Balla, të cilët, me sa duket, nuk preferojnë ta lënë skuadrën në baltë në këto ditë të vështira. Nën drejtimin e teknikut Shkëlqim Lleshanaku, verdheblutë vetëm këtë javë kanë filluar përgatitjet, ndaj këto ditë të para priteshin të ishin të cunguara sa i përket grupit të futbollistëve që do të paraqiteshin në stërvitje, për më tepër që gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe disa vijojnë ende të pushojnë.

MERKATO

Burime të besueshme të gazetës pranë klubit elbasanas pohojnë se gjatë javës së ardhshme pritet që numri i lojtarëve të shtohet dhe se do të shohim edhe prurjet e para në skuadër. Në situatën ku ndodhen elbasanasit, nuk ka shpresa të mëdha për të parë futbollistë cilësorë të afirmuar, por më së shumti bëhet fjalë për futbollistë të rinj që kanë nevojë për minuta në këmbët e tyre dhe për ata të huaj, kryesisht nga tregu afrikan.

Momentalisht, këto duken dy pistat më të mundshme për të bërë përforcime këtë merkato vere, duke parë vështirësitë që po has klubi me aksionet dhe financat. Nëse deri në startin e kampionatit situata do të ndryshojë, atëherë pritet të marrë një tjetër kthesë edhe merkatoja, por për momentin në Elbasan janë të detyruar që të gjitha lëvizjet t’i bëjnë me “lowcoast”.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"