Elbasani “pikon” kudo, dy javë kohë për riparime te verdheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 15:36

Elbasani “pikon” kudo, dy javë kohë për riparime te verdheblutë

15 gola të pësuar dhe asnjë të shënuar në tri sfidat e para të sezonit, tregojnë se Elbasani nuk e ka nisur mbarë. Humbja 8-0 në Kupë ndaj Vllaznisë erdhi pas dy humbjeve në kampionat, 3-0 ndaj Egnatias dhe 4-0 ndaj Tomorit. Disfata e radhës është një kambanë alarmi, që verdheblutë duhet të bëjnë kthesën sa janë në kohë.
125403437_3485163211560680_7510536004459817268_o
Deri tani Elbasani ka treguar se është një ekip që “pikon” nga të gjitha anët, pëson pa fund dhe nuk e ka provuar ende shijen e golit. Duket se verdheblutë kanë nevojë për një “terapi” speciale dhe pushimi në kampionat ka ardhur në momentin e duhur për ta. Ndalesa e kampionatit dhe java e pushimit që ia mundëson sfida e radhës me Luftëtarin të përjashtuar, do t’i japin mundësinë Lleshanakut të bëjë eksperimente në stërvitje për të rifutur skuadrën nën shina, ndonëse nuk pritet të jetë një mision i lehtë.

Kështu, pas dy javë përgatitjesh intensive, kalendari i rikthen në garë elbasanasit kundër Lushnjës më 28 apo 29 nëntor, kur presin edhe golin e pikët e para. Verdheblutë shpresojnë të “festojnë” me festat e nëntorit edhe rezultatin e parë pozitiv për këtë sezon.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"