Elbasani për një cikël të ri, kalendari e favorizon verdheblutë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 11, 2019 | 14:53

Elbasani Kategoria e pare Të fundit

Elbasani për një cikël të ri, kalendari e favorizon verdheblutë

Elbasani shpreson të nisë një cikël rezultatesh pozitive fill pas fitores së javës së kaluar në Orikum, pasi e sheh si mundësinë e vetme për t’iu larguar fundit. Në ndihmë për ta realizuar këtë synim në javët e ardhshme mund të themi se i vjen edhe kalendari.

Elbasani

Jo se verdheblutë do të kenë përballë kundërshtarë të lehtë, përkundrazi, por luajnë në shtëpinë e tyre. Dy ndeshjet e radhës elbasanasit i kanë në “Elbasan Arena” me Pogradecin, që nuk i ka bërë një nisje të mirë kampionatit dhe Lushnjës, një ekip pretendent për elitën. Në dy ndeshjet e para në shtëpi Elbasani ka gabuar dhe nuk ka marrë asnjë pikë. Në Kategorinë e Parë faktori fushë konsiderohet si mjaft favorizues, por në Elbasan nuk është shumë e theksuar kjo gjë.

Gjithsesi, skuadra ka edhe një javë kohë për t’u përgatitur për Pogradecin, që për momentin është një rival direkt për mbijetesën. Trajneri Shkëlqim Lleshanaku i ka të gatshëm të gjithë lojtarët, ndaj do të ketë mundësi zgjedhjeje.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com