Elbasani pa stadium dhe titullarë, Suta e sheh si “stërvitje” duelin nga Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 14:02


Elbasani pa stadium dhe titullarë, Suta e sheh si “stërvitje” duelin nga Kastriotit

Elbasani që militon në Kategorinë e Dytë, e ka të tepërt Kupën e Shqipërisë. Kur dihet që synimi madhor është ngjitja, verdhebluve nuk u mbetet veçse të luajnë për të respektuar garën. Ata do të përballen me Kastriotin sot dhe çudia nis që te stadiumi. Në mungesë të një fushe, do ta presin këtë kundërshtar në… Fushë-Krujë.

Elbasani Kastrioti

Bëhet fjalë thjesht për një formalitet, pasi elbasanasit nuk kanë asnjë objektiv dhe trajneri Anxhelo Suta do ta shfrytëzojë këtë 90- minutësh për të “stërvitur” lojtarët e rinj, të cilët do t’i duhen në ndeshjet e kampionatit. Për “Panorama Sport”, ai pohon se ka vendosur të lërë pushim një pjesë të mirë të titullarëve, sepse primar për skuadrën është kampionati.

Suta

“Të jem i sinqertë, Kupa nuk është një objektiv yni dhe më duhet të mendoj më shumë për ndeshjet e kampionatit. Për këtë arsye, pjesën më të madhe të titullarëve do t’i lë pushim dhe do t’u jap mundësi të rinjve, të cilët do të na duhen në vazhdimësi të kampionatit.

Elbasani

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të hyjmë në fushë të dorëzuar, pasi nga djemtë kërkoj që të japin maksimumin dhe ta meritojnë vendin në formacion. Kjo ndeshje ka një vlerë për ata që do të futen, sepse nga paraqitja që do të bëjnë, do t’i kem në vëmendje edhe për sfidat e kampionatit”, u shpreh në prononcimin e tij trajneri i Elbasanit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/