Elbasani nuk ndalet në merkato, firmos me një japonez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 18:26

Elbasani nuk ndalet në merkato, firmos me një japonez

KF Elbasani nuk ndalet në merkato, firmos japonezi Juta Takahashi. Mesfushori që sezonin e fundit ka qenë pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë, është zyrtarisht i verdhebluve.

elb

23-vjeçari njihet për aftësitë e tij të mira teknike dhe mbi të gjitha ishte një nga lojtarët më të spikatur te matjanët sezonin e kaluar, duke u aktivizuar në 22 ndeshje dhe shënuar 4 gola.

Verdheblutë vijojnë të përforcohen në këtë merkato, ku vihet re se krahas lojtarëve të qarkut, kanë bërë afrime edhe me të huaj. Synimi i elbasanasve është ngjitja me çdo kusht në Kategorinë e Parë, ndaj edhe po punohet për të bërë lëvizje në afrime me lojtarë që më herët kanë milituar në të Parën dhe që i japin më shumë cilësi ekipit.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"