Elbasani, nuk ka alibi për sezonin e ri. Verdheblutë duhet të kalojnë Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2020 | 22:37

Elbasani, nuk ka alibi për sezonin e ri. Verdheblutë duhet të kalojnë Egnatian

Elbasani pret rikthimin zyrtar në fushë. Më të dëmtuarit tani janë vetë lojtarët, sepse u bënë muaj pa ndeshje zyrtare dhe për më tepër pritet të ketë ngjeshje të kalendarit. Megjithatë, ky është një problem për të gjitha skuadrat dhe Elbasani po mësohet me këtë ide e nuk ka ndërmend të kërkojë alibi.
Turbina-Elbasani
Ndeshja e parë është ajo ndaj Egnatias, që këtë sezon ka bërë shumë investime dhe pretendon Superioren. Në një miqësore rrogozhinasit fituan 6-0, por në Elbasan e konsideruan aksident, pasi diferencat nuk janë kaq të mëdha midis dy skuadrave. Verdheblutë besojnë se do jetë tjetër histori në kampionat. Elbasanasit do tentojnë nisjen me këmbën e mbarë, edhe pse nuk kanë pasur një short “bujar”, që i ka vënë në start përballë një ekipi me shumë kualitet.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"