Elbasani në pikë të hallit, por ka një formacion të tërë në “emigrim”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2017 | 17:45

Elbasani në pikë të hallit, por ka një formacion të tërë në “emigrim”

Sot janë “jabanxhinj” duke luajtur për skuadra të qyteteve të tjera, por nëse klubi do të dinte ta menaxhonte situatën me ta, tani nuk do të flisnim për një skuadër që ka rënë në Kategorinë e Dytë dhe me shumë pak shanse për t’u rikthyer në nivele të larta.

elbasani pogradeci

 

Bëhet fjalë për skuadrën e Elbasanit dhe lojtarët që, ndër vite, kanë dalë nga ky klub, por sot për një arsye ose një tjetër militojnë në kampe të tjera dhe nuk kanë asnjë shans për t’u rikthyer në klubin mëmë.

Elbasani

“Panorama Sport” bën një vëzhgim të këtyre futbollistëve, të cilët formojnë një skuadër të plotë, të gatshme për ta mbajtur Elbasanin në nivele të larta.

“SHTEGTARËT” ELBASANAS – Elbasani është një klub që është shquar për portierë, por nuk ka ditur t’i mbajë për fat të keq. Njëri prej tyre është edhe gardiani i Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi.

Ruci Luftetari 1

Shanset për një rikthim pothuajse janë zero, sepse kaloi një sezon gati fantastik në Gjirokastër dhe kërkohet nga të tjera ekipe elitare. Në mbrojtje bëhet fjalë për Roland Peqinin, i cili, për herë të fundit, ka milituar në radhët e Dinamos. Ndërsa Elton Basriu ka shkuar në Kosovë, Aldo Bella aktualisht konsiderohet si një lojtar i lirë pas aventurës në Berat.

Basriu

Edhe për sa i përket mesit të fushës, elbasanasit nuk mbeten pas me lojtarët që kanë nxjerrë dhe që kanë furnizuar skuadrat e tjera. Ardit Hila, i cili militon në radhët e Teutës, Emiljano Musta që i është bashkuar Flamurtarit, Renato Hyshmeri dhe Orgest Gava që prej disa vitesh kanë milituar në radhët e skuadrës së Bylisit.

teuta skenderbeu osmani musta

Pa harruar edhe Klevis Roshin, futbollisti me shumë eksperiencë që, prej disa sezonesh, është dhe kapiten i Turbinës. Pesë mesfushorë ndër më të mirët e kampionatit shqiptar, për të cilët elbasanasit nuk kanë ditur t’i njohin dhe t’i mbanin në skuadrën e tyre.

Lamcja feston pa fanelle

Edhe për sulmues Elbasani nuk ka vuajtur, me Eri Lamçen dhe Kristal Abazajn që militojnë në radhët e Luftëtarit, të cilët, nëse do të ishin pjesë e verdhebluve, do të bënin vërtet një sulm të frikshëm. Pra, një formacion i tërë me lojtarët elbasanas që janë duke i dhënë tonin futbollit shqiptar.

Abazaj

Nëse këtyre titullarëve do t’u bashkohej edhe pjesa tjetër e ekipit që aktualisht janë me verdheblutë, do të shihnim një Elbasan të frikshëm vetëm me lojtarë të këtij qyteti.

Elbasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"