Elbasani në krizë, tifozët apelojnë për shpëtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 17:39

Elbasani në krizë, tifozët apelojnë për shpëtim

Kryesuesit e Po gradecit kanë mundur 1-2 Elbasanin e vendit të fundit në miqësoren e luajtur dje në “Shefqet Lamçja”. Gjithçka është zgjidhur brenda 5 minutave, fillimisht me verdheblutë që kaluan në avantazh me Karatin, por Çela me Pere përmbysën menjëherë rezultatin.

FUTBOLL-ELBASANI-LUZI-2008-2019.05.26 (1)

Ishte një ndeshje e hapur dhe me raste për shënim e me nga një traversë për secilën skuadër. Pavarësisht nga diferencat në klasifikim dhe në kualitet, Elbasani tregoi se në miqësore luan mirë, edhe pse humb, ndërsa Pogradeci duket gati për të ruajtur vendin e parë që do ta ngjiste në Superiore.

NDESHJA – Pogradecarët marrin “frenat” e lojës në dorë dhe e qarkullojnë topin në minutat e para. Elbasani trondit traversën me anë të brazilianit Abner, i cili godet nga rreth 30 metra. Berberi vë në provë Harjën në krahun tjetër dhe portieri i verdhebluve neutralizon si duhet një goditje potente, ndërsa Baro për elbasanasit nuk shënjestron si duhet portën pogradecare. Përballja është interesante, me miqtë që qarkullojnë topin dhe Elbasanin që rrezikon, teksa në dy raste Peposhi provon t’i kalojë në avantazh vendësit, por pa rezultat.

Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me ndryshime nga të dyja palët. Alillari godet traversën, duke i shkuar fare pranë golit. Gjithsesi, emocionet e kësaj ndeshjeje do të përmblidhen në 5 minuta. Fillimisht, në të 73-ën janë elbasanasit që kalojnë në avantazh, ku pas një kundërsulmi Bushi jep një asist për Karatin dhe ky i fundit nuk gabon. Nuk zgjat shumë festa, sepse Çela dy minuta më pas barazon gjithçka, duke shënuar me portën e boshatisur. Alillari më pas godet si duhet brenda zonës, duke përmbysur shifrat dhe duke i dhënë fitoren në këtë miqësore skuadrës së tij, që kryeson Grupin B në Kategorinë e Parë.

Elbasani

THIRRJA E TIFOZËVE – Në rrjetet sociale, ndërkohë, tifozët bëjnë thirrje për ta shpëtuar klubin e futbollit të Elbasanit, duke parë gjendjen e vështirë që ai po kalon. Sportdashësit kërkojnë që të ndihmohet skuadra, duke shpresuar se dikush do të blejë aksionet dhe ta rimëkëmbë Elbasanin. Aktualisht, aksionet janë të ngrira në gjykatë dhe ekipi rrezikon shumë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Nëse situata nuk ndryshon, disfata është shumë pranë elbasanasve.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"