Elbasani në “gjumë”, askush nuk kujtohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2019 | 14:05

Elbasani në “gjumë”, askush nuk kujtohet

Ditët kalojnë dhe në Elbasan vijojnë të jenë në “gjumë” sa i përket nisjes së punës për edicionin e ri futbollistik.

Elbasani

Teksa një pjesë e mirë e skuadrave i kanë nisur me kohë përgatitjet dhe pjesa tjetër ka caktuar edhe datën për startimin e tyre, në Elbasan ende nuk ka asnjë datë zyrtare për fillimin e tyre. Kjo që po ndodh me klubin është një situatë e nderë që po i mban njëkohësisht në ankth edhe vetë lojtarët, të cilët kanë preferuar të qëndrojnë në Elbasan, por nuk dinë se ç’do të bëhet me klubin.

Në ankth për të ardhmen nuk janë vetëm lojtarët, por edhe tifozët, të cilët duket sikur nuk po e përjetojnë mirë këtë gjendje që po kalon klubi.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"