Elbasani mendon për merkaton, tentohen 3 lojtarë për verdheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 18:30

Elbasani mendon për merkaton, tentohen 3 lojtarë për verdheblutë

Fitorja e fundit në miqësoren ndaj Apolonisë tregoi se Elbasani ka potencial dhe mund të jetë një nga surprizat e sezonit të ri. Megjithatë, edhe pse skuadra duket se funksionon dhe është gjetur një ekuilibër midis lojtarëve në fushë, stafi teknik kërkon përforcime në merkato, por me lojtarë që të bëjnë diferencën dhe jo të jenë me të njëjtin nivel me ata aktualë.
maxresdefault (1)
Burime të besueshme të gazetës pranë klubit verdheblu pohojnë se drejtuesit janë në bisedime me tre lojtarë cilësorë dhe sipas të gjitha gjasave do të jenë një “dhuratë” për trajnerin Lleshanaku. Në klub janë hermetikë sa u përket emrave, por afrimi i tyre do ta kthente Elbasanin në pretendent për ngjitjen në Superiore. Nëse këto afrime nuk bëhen, atëherë me kontigjentin aktual skuadra do të pretendojë thjesht mesin e tabelës, sepse për më shumë duket një sipërmarrje e vështirë.

Gjithsesi, në krahasim me një sezon më parë, Elbasani është më i kompletuar dhe shpresohet të mos kalojë peripecitë e mbijetesës.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"