Elbasani me “look” të ri, ndryshon 11-shja dhe… skema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2021 | 22:14

Elbasani me “look” të ri, ndryshon 11-shja dhe… skema

Elbasani pritet të vijë në pjesën e mbetur të sezonit jo me pak ndryshime. Kjo, jo vetëm për faktin se ka ndryshuar trajner dhe i riu do të sjellë filozofinë e tij në skuadër, por edhe për shkak të merkatos të shoqëruar me afrime dhe largime.

ELBASANIIIIIIIII

Pritet që verdheblutë të heqin dorë nga formacioni 4-5-1 i fazës së parë, ku mendohej më shumë për mbrojtjen dhe të kalojë te një 4-2-3-1, duke i dhënë edhe më shumë prioritet fazës sulmuese. Megjithatë, gjithçka do të varet edhe nga gjendja e lojtarëve dhe kundërshtari që do të kenë përballë, sepse verdhebluve do t’u duhet të përshtaten me të gjitha situatat që mund të sjellë kampionati.

SI ISHTE

Ish-trajneri Shkëlqim Lleshanaku ka qenë besnik i 4-5-1 gjatë shtatë ndeshjeve të fazës së parë, për shkak edhe të një grupi të cunguar që kishte në dispozicion. Në fund, ky sistem loje nuk i dha dot frytet që priteshin. Skuadra e mbylli fazën pa asnjë pikë, me vetëm një gol të shënuar dhe 20 të pësuar. Ekipi prodhonte lojë, por hasi vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës dhe shpesh lojtarët kapeshin në befasi në prapavijë, ndaj edhe golat e pësuar ishin të shumtë.

eLBASANI FORMACIONET

SI BËHET

Anxhelo Suta duket se do të ndërrojë komplet strukturën e ekipit dhe një pjesë të mirë të titullarëve, ndërkohë që nuk mungojnë as spostimet në role. Kështu, në skemën 4-2-3-1, Moli e ruan pozicionin në portë, ndërsa kapitenit Duka në qendër i bashkohet Lena që sposton Ballgjinin majtas. Në të djathtë, Kryemadhi sposton Hakën. Ndryshime ka edhe në mesin e fushës dhe sulm, edhe për shkak të afrimeve dhe largimeve.

Kështu, para mbrojtjes priten Kita me Kalu, ndërsa në ndihmë të sulmuesit të vetëm të deklaruar, Elezi, do të jenë tre lojtarë me tipare sulmuese: Ribeiro në të majtë, Dushaj në qendër dhe Andre në të djathtë. Të paktën, ky është formacioni që Suta ka përdorur në ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"