Elbasani me 5 mungesa në derbi, mesfushori i Turbinës: Fitojmë ne sepse jemi më lart si skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 11:19

Elbasani me 5 mungesa në derbi, mesfushori i Turbinës: Fitojmë ne sepse jemi më lart si skuadër

Elbasani përballet sot me Turbinën dhe kërkon 3 pikë që do t’i mundësonin qëndrimin në kategori. Verdheblutë vijnë në këtë sfidë me 5 mungesa për arsye dëmtimesh dhe dënimesh. Portieri Moli është dëmtuar dhe me shumë gjasa nuk do të rikuperohet në kohë as për derbin me Turbinën.Elbasani Turbina

Listës i shtohen kapiteni Duka dhe Mataj për shkak dëmtimi, por pritet të mungojnë edhe Karati me Dushajn për thyerje disipline. Ata janë vonuar në stërvitje dhe stafi ka marrë masa. Pavarësisht mungesave, trajneri Lleshanaku synon fitoren. “Kemi mungesa ndaj Turbinës, por shkojmë për fitore, siç kemi bërë javët e fundit. Tani çdo gjë është në dorën tonë”, tha Lleshanaku për gazetën.

Ede Turbina është gati për derbin me Elbasanin, që luhet në stadiumin “Nexhip Trungu”. Atmosfera te cërrikasit është e mirë dhe lojtarët janë të karikuar për fitore.

Mesfushori Redin Malaj për “Panorama Sport” shprehet: “Takimin me Elbasanin e kemi vlerësuar maksimalisht. E para sepse është derbi dhe e dyta sepse na duhet shumë ky trepikësh. Elbasani vjen pas fitoreve radhazi, por e thyejmë, sepse jemi më lart. Luajmë në fushën tonë dhe fitorja është detyrë. Besoj se do t’ia dalim ta mposhtim Elbasanin, por duhet të bëjmë kujdes, të mos e nënvlerësojmë kundërshtarin. Dua të shënoj në këtë derbi, por parësore është të fitojë Turbina”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"