Elbasani “lutet” për një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2016 | 11:20

Elbasani “lutet” për një pikë

Elbasani shpreson që të mos dalë pa gjë nga transferta e Lushnjës, edhe pse në praktikë një gjë e tillë duket e vështirë për t’u realizuar. Problemet e ditëve të fundit dhe mungesa e shumë titullarëve të përjashtuar, që duken disi të vështirë për t’u zëvendësuar, mund të kenë ndikimin e vet në këtë përballje.

Lushnja-Elbasani formacionet

Megjithatë, në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i pankinës elbasanase, Muharrem Dosti, shprehet optimist se shanset për të dalë me një rezultat pozitiv nuk mungojnë, ndonëse situata nuk është ajo e duhura. Për teknikun verdheblu, edhe me lojtarët që janë në dispozicion skuadra do përpiqet të bëjë më të mirën e saj dhe më pas t’ia lënë fushës gjithçka.

“Kuptohet që përballë do të kemi vendin e parë, Lushnjën, një skuadër që meriton respektin tonë, por nuk do hyjmë në fushë me frikë. Ata mund të jenë të favorizuar në letër, por për ne nuk ndryshon gjë ky aspekt.

Muharrem Dosti

Gjatë kësaj jave jemi përgatitur enkas për këtë ndeshje dhe pavarësisht se na kanë mundur thellë në ndeshjen e parë në Elbasan, ne do përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Do të luajmë ndeshjen e fundit për këtë vit dhe do të ishte në të mirën tonë që të mos dilnim pa gjë dhe kam besim se lojtarët që do të luajnë do të justifikojnë veten e tyre”, u shpreh Dosti.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"