Elbasani luan sot gjithçka për gjithçka, trajneri Lleshanaku i jep zemër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 7, 2020 | 14:25

Elbasani FB Kategoria Superiore Lajmi i fundit

Elbasani luan sot gjithçka për gjithçka, trajneri Lleshanaku i jep zemër

Elbasani ndodhet në një situatë, ku nuk ka më çfarë të humbasë, ndaj dhe sot në Orikum do të luajë gjithçka për gjithçka. Pozicioni në tabelën e klasifikimit e detyron të tentojë maksimumin dhe duke parë atë që ka ndodhur këtë sezon, nuk duket e pamundur fitorja ndaj Orikut, që është edhe “preja” e preferuar e verdhebluve, të cilët i kanë fituar të dyja ndeshjet e para.

Labinoti-Elbasani-3

Disa lojtarë kanë shfaqur probleme me dëmtimet gjatë javës dhe mbetet për t’u parë, nëse do të jenë të gatshëm 100% për ekipin apo jo.

LLESHANAKU – Megjithatë, në prononcimin për “Panorama Sport”, trajneri Shkëlqim Lleshanaku nuk shfaqhenja pesimizmi. Ai e pranon që situata është shumë e vështirë në renditje, por nuk dorëzohet dhe thotë se Elbasani ka treguar se është një ekip i suprizave në transfertë dhe shpreson të përsëritet ndeshja e parë në Orikum.

lleshanaku

“Çdo javë kampionati që kalon, na e rrit presionin, sepse jemi skuadra e vendit të fundit dhe duhet të rikuperojmë pikët qe na nevojiten për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Dorëzim? Kurrë nuk e kam menduar.

Kjo s’ka për të ndodhur asnjëherë dhe deri në fund do të japim maksimumin për të arritur synimin tonë. Në Orikum do të shkojmë për të përsëritur ndeshjen e fazës së parë, ku siguruam fitoren e parë të kampionatit.

Kemi treguar këtë sezon se ndonjëherë në transferta paraqitemi më mirë se në fushën tonë dhe do t’ia bëjmë hyzmetin kësaj ndeshjeje për të marrë maksimumin. Çdo ndeshje për ne është kthyer në finale dhe kudo do të hyjmë për më të mirën. Të shohim tani, gjithçka e vendos fusha”, u shpreh tekniku elbasanas. Verdheblutë fituan fazën e parë në Orikum me golin e Baros.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com