Elbasani, Lleshanaku: Jemi në formën më të mirë, nuk falim ndaj Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 11:41

Elbasani, Lleshanaku: Jemi në formën më të mirë, nuk falim ndaj Orikut

Elbasani u dha dje fund përgatitjeve në kuadër të ndeshjes që do të luajë sot në “Elbasan Arena” me Orikun. Për verdheblutë bën punë vetëm fitorja, ndaj do ta kërkojnë me ngulm atë për t’iu larguar sa më shumë fundit. Gjendja psikologjike e skuadrës është e mirë pas rezultateve pozitive të javës të fundit dhe ky faktor konsiderohet shumë i rëndësishëm në kampin elbasanas.Elbasani-Shenkolli

Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Shkëlqim Lleshanaku vlerëson kundërshtarin, por thekson se Elbasani e tij nuk ka ndërmend të ndalet, për më tepër në fazën më delikate të sezonit. “Skuadra ka ardhur në formën e vet më të mirë, ku përveç pikëve kemi treguar edhe një nivel të kënaqshëm loje, duke qenë superiorë ndaj kundërshtarëve.

E kam thënë edhe atëherë kur ne hasnim vështirësi për të marrë rezultatin se kisha besim se ekipi do të dilte në lojën e vet dhe për fat të mirë kjo po ndodh. Sa i përket Orikut, e respektojmë si çdo kundërshtar, por nëse jemi në ditën tonë më të mirë, jam i bindur se fitojmë. Është faza më delikate e sezonit dhe një gabim të zeron gjithë punën e bërë, ndaj do të luajmë me shumë kujdes për të marrë maksimumin e mundshëm”, u shpreh për gazetën tekniku elbasanas.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"