Elbasani kërkon “shpëtimin” në një derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2016 | 12:23

Elbasani kërkon “shpëtimin” në një derbi

E lbasani pret sot Shkumbinin në “El basan Arena”, në një përballje që vlen shumë për objektivat që kanë verdheblutë këtë sezon. Presioni në kampin elbasanas është i madh, pasi kërkohet me ngulm fitorja, pas një humbjeje dhe një barazimi në dy sfidat e para kampionat.

Shpresohet që në këtë “derb” të rikthehet në shkallët e stadiumit edhe tifozeria elbasanase, pasi prezenca e tyre në stadium konsiderohet një armë plus. Në këtë përballje Dosti do të ketë një mungesë të sigurt, atë të mbrojtësit Aldo Bella për shkak kartonësh, si edhe me shumë gjasa edhe mesfushori Ervin Sulejmani për shkak dëmtimi.

Elbasani stervitje

Kapiteni

Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni i kësaj skuadre, Elvis Kotorri, shprehet se forma që ka treguar ekipi nga ndeshja e parë deri më tani ka ardhur në rritje. Sipas tij, një fitore i mban në garë për elitën.

“Fakti që në krahasim me ndeshjen e parë me Turbinën dhe deri më tani kemi pësuar rritje në lojën tonë, tregon se pak e nga pak ne po vijmë aty ku duhet. Tani ka ardhur koha të marrim fitoren e parë për këtë sezon dhe kam besim se kështu do të ndodhë.

Elvis Kotorri Elbasani 2016

Edhe pse kampionati sapo ka nisur, ne e kemi jetike fitoren, sepse duhet të jemi në valle për vendin e parë dhe nuk duhet të lëmë rivalët të na shkëputen. E respektojmë Shkumbinin, por nuk kemi asnjë rrugë tjetër veç fitores, sepse na komprometohen objektivat madhorë që kemi këtë sezon. Elbasani i këtij sezoni është projektuar për t’u ngjitur në Superiore, ndaj edhe janë bërë investime në afrimin e lojtarëve cilësorë.

Mirëpo, e kemi të nevojshme mbështetjen e tifozëve, ndaj si kapiten i kësaj skuadre dua t’u bëj thirrje të vijnë të na mbështesin në stadium. Kam besim se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë, për të kënaqur edhe ata që do vijnë të na ndjekin”, u shpreh Elvis Kotorri.

Elbasani-Shkumbini formacionet

Branica: Prisni një ndeshje taktike

Trajneri i skuadrës së Shkumbinit, Sokol Branica, u ka dhënë dje udhëzimet e fundit futbollistëve të tij, në kuadër të “derbit” me Elbasanin që do të zhvillohet sot në “Elbasan Arena”. Pa harruar nostalgjinë e viteve më të bukura të karrierës së tij me Labinotin e dikurshëm, Branica pranon se ekipi verdheblu ka pësuar ndryshime rrënjësore. Ai shpreson që me pak fat të mund të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

“Elbasani për mua mbart mbresa dhe kujtime për vetë vitet e bukura që kam kaluar si futbollist në këtë skuadër në Superiore. Ndërsa sot, si trajner i Shkumbinit, përballem pikërisht me verdheblutë, por në pozitat e dy ekipeve që militojnë në të Parën. Jemi munduar që gjatë kësaj jave të eliminojmë ato mangësi që u vunë re në sfidën me Apoloninë dhe djemtë janë udhëzuar të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre në fushë.

Branica

Në ndeshje të tilla ‘derbi’ të tria rezultatet janë të pranueshme, megjithatë ne shpresojmë që me pak fat të sigurojmë një rezultat pozitiv”, tha Branica. Një përballje e fortë mes dy skuadrave që kanë objektivat e tyre. Peqinasit kanë pësuar një humbje dhe kanë arritur edhe një fitore në dy javët e para. Sot do të tentojnë suksesin e radhës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"