Elbasani kalon Shkumbinin, Dosti: Qëndrojmë me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 11:07

Elbasani kalon Shkumbinin, Dosti: Qëndrojmë me këmbë në tokë

Elbasani fiton derbin miqësor përballë Shkumbinit në shifrat 2 me 0, duke dominuar pothuajse plotësisht në lojë. Gjithçka u zgjidh në pjesën e parë të sfidës, me golat e Toçit dhe Fornados, ndërkohë që në të dytën ritmi ra disi dhe Dosti me Branicën provuan lojtarët që kishin në dispozicion.

elbasani shkumbini

Gjithsesi, duhet thënë se verdheblutë kanë më shumë kohë që përgatiten, ndërsa peqinasit vetëm para një jave i kanë nisur ato. Tek Elbasani ra në sy mungesa e afrimit më të ri, ai i mbrojtësit Daniel Taleski, i cili mësohet se ka marrë leje në klub dhe ka udhëtuar drejt Maqedonisë, për t’u rikthyer sërish këto ditë me ekipin.

Ndeshja

Verdheblutë vihen që në fillimet e para të lojës në zotërim të topit dhe janë dukshëm pak më lart se kundërshtari. Me kalimin e minutave fillojnë të vijnë edhe rastet e para në portën e mbrojtur nga Ajazi, por që tregohet i saktë në neutralizimin e rasteve të elbasanasve. Vlejnë për t’u veçuar ato të Toçit dhe Konsesaios gjatë fraksionit të parë të lojës.

elbasani shkumbini

Gjithsesi, goli ishte çështje minutash dhe do të jetë pikërisht mesfushori Toçi që do të zhbllokojë rezultatin në minutën e 37-të dhe do të kalojë në avantazh vendasit. Pas një krosimi të Hyshmerit, me një goditje akrobatike e dërgon sfer- ën në rrjetë dhe 1 me 0. Ka kohë edhe për një tjetër gol në pjesën e parë, teksa në të 43-ën pas një aksioni individual, Fornado i vetëm me portierin e dërgon mbi të dhe dyfishon shifrat. 2 me 0 dhe me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë.

elbasani shkumbini

Fraksioni i dytë i lojës nis me një tjetër ritëm, me elbasanasit që mundohen të qarkullojnë më shumë topin dhe duke mos i dhënë mundësinë kundërshtarit për të shënuar. Trajneri i Elbasanit, Dosti tha se skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, ndërsa Branica i Shkumbinit tha se futbollistët bënë disa gabime amatore prej të cilëve u pësuan 2 golat.

VLADIMIR MEMA

 

ELBASANI-SHKUMBINI 2-0

GOLAT: Toçi 37′, Fornado 43′

ELBASANI: Kotorri, E. Duka, Suvaria, Dosti, Duka, Berdufi, Toçi, Vllahi, Konseisao, Hyshmeri, Tafani. (U aktivizuan: Fornado, Gica, Stojku, Gjorga, Tola, Neziri, Panganika, Beqiri, Luta, Papri).

Trajner: M. Dosti

SHKUMBINI: Ajazi, Turhani, Xhyra, Meta, Ballhysa E. Lluca, Tufa, Isaji, Xh. Lluca, Mustafaji, Xhardja.

Trajner: S. Branica

GJYQTARË: F. Xhemalaj, E. Gançi, U. Korra (Elbasan)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"