Elbasani, i destinuar të presë pa fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2019 | 23:33

Elbasani, i destinuar të presë pa fund

Nëse deri dy javë më parë Elbasani qëndronte në pritje të fillimit të përgatitjeve, tani klubi po vijon të qëndrojë sërish në pritje, por të afrimeve.

elbasani

Kanë kaluar dy javë nga nisja e stërvitjes për edicionin e ri dhe me Elbasanin ka dalë në fushë një pjesë e vogël e lojtarëve të edicionit të kaluar, pjesa tjetër janë vetëm të rinj që nuk dihet nëse do ta marrin “dritën jeshile” për të qenë pjesë e skuadrës apo jo. Verdheblutë, me sa duket, janë të destinuar të qëndrojnë në pritje dhe t’i bëjnë gjërat më vonë në krahasim me ekipet e tjera që marrin pjesë në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, burime të gazetës në klub pohojnë se brenda kësaj jave do të shihen afrimet e para, por ende nuk ka emra konkretë të atyre që janë kontaktuar nga drejtuesit verdheblu. Në merkaton e kësaj vere pritet që elbasanasit të kenë shumë punë, pasi u duhen afrime në të gjitha repartet. Ata janë “zbuluar” kudo. Largimet e shumta i detyrojnë drejtuesit e klubit të ndryshojnë më shumë se 70% të skuadrës së sezonit të kaluar, që në fakt linte për të dëshiruar, sepse ia doli të mbijetonte vetëm me një ndeshje shtesë ndaj Luzit 2008.

V. Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"