Elbasani i dënuar nga FSHF-ja, futbollisti Selimi sheh përpara: Mund të bëjmë surprizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 21:15

Elbasani i dënuar nga FSHF-ja, futbollisti Selimi sheh përpara: Mund të bëjmë surprizën

Vendimi i FSHF-së për të mos e licencuar Elbasanin nuk i ka shqetësuar shumë verdheblutë. Klubi e ka ankimuar vendimin dhe drejtuesit janë të bindur se sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e kësaj kategorie. Elbasani ka bërë pak ndryshime nga sezoni i kaluar, pasi vendosi të besojë te grupi që bëri një pjesë të dytë shumë të mirë të kampionatit të fundit.
Elbasani Turbina
Një nga lojtarët që solli ndryshimin në skuadër është mesfushori Toni Selimi, i cili edhe këtë sezon do të ketë një fanellë titullari. Për “Panorama Sport” 20-vjeçari shprehet: “Këtë vit jemi më të pjekur, kemi marrë eksperiencë. Jemi kryesisht një grup i ri, por mund të bëjmë surprizën. E treguam në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar se kemi potencial. Personalisht, do jap maksimumin sa herë të më jepet mundësia. Nuk na pëlqen të flasim për objektiva, do të shohim ndeshjen e radhës dhe rezultatet rrugës do të përcaktojnë objektivin tonë”, tha Selimi.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"