Elbasani e nis në transfertë ndaj Adës, trajneri Suta: Për ne është detyrim ngjitja në të Parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 14:30

Elbasani e nis në transfertë ndaj Adës, trajneri Suta: Për ne është detyrim ngjitja në të Parën

Elbasani do të startojë të dielën kampionatin në Kategorinë e Dytë në një transfertë ndaj Adës së Velipojës, me shpresën se do ta nisë me këmbën e mbarë edicionin. Verdheblutë duan patjetër ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndaj edhe në këtë përballje do të synojnë tri pikët.

suta

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Anxhelo Suta shprehet optimist për ecurinë që do të ketë ekipi që ai drejton, por kërkon kujdes në start.

“Jemi munduar që gjatë kësaj merkatoje të afrojmë lojtarë cilësorë që do të na mundësojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Jam i kënaqur nga ajo që kemi treguar gjatë këtyre përgatitjeve dhe e shohim veten gati për të startuar edicionin. Për ne është një detyrim ngjitja në të Parën dhe duhet të tregojmë kujdes.

Kalendari na ka rezervuar një ndeshje transferte me Adën, një kundërshtar që e respektojmë, por ne do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin”, u shpreh tekniku elbasanas. Ndërkohë, verdheblutë kanë zgjedhur edhe kapitenin për këtë sezon dhe shiriti do t’i takojë lojtarit më me eksperiencë që kanë, portierit Festim Miraka. Sakaq, në limitet e merkatos kanë marrë mesfushorin e Shkumbinit, bëhet fjalë për Mishel Hasbajramin.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"