Elbasani e humb toruan në kulmin e ndeshjes, statistikat tregojnë defektet e verdhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2020 | 12:15

Elbasani e humb toruan në kulmin e ndeshjes, statistikat tregojnë defektet e verdhebluve

Elbasani i këtij sezo ni është një skuadër me shumë probleme dhe jo më kot i mbylli dy fazat e para në vend të fundit, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Kategorinë e Parë. Edhe statistikat flasin qartë: verdheblutë kanë sulmin dhe mbrojtjen më të dobët në Grupin B, me një mesatare shënimi që nuk arrin as te një gol për ndeshje dhe 2 gola të pësuar në çdo ndeshje.

Elbasani

“Panorama Sport” bën një hulumtim që tregon për minutat e “tmerrit” për elbasanasit, si dhe ato që deri diku mund të jenë pozitive, edhe pse vështirë të gjesh minuta të tilla.

STATISTIKAT – Sipas të dhënave të 18 ndeshjeve të para të këtij sezoni, që përkojnë edhe me dy fazat e para, Elbasani thuajse “shthuret” në minutat më vitale ë lojës, në 20 minutat e dyta të pjesës së parë dhe 25 minutat e para të pjesës së dytë. Bëhet fjalë për intervale kohore, kur skuadrat kanë hyrë plotësisht në lojë dhe normalisht duhet të jenë më në formë për të prodhuar. Për Elbasanin, kjo nuk vlen, pasi janë kundërshtarët që dominojnë.

Konkretisht, nga minuta e 26-të tek e 45-ta, verdheblutë kanë shënuar vetëm 2 gola dhe kanë pësuar 12, duke i bërë këto edhe minutat e “ferrit”. Pak më i zbutur, por gjithsesi negativ, është intervali 46-70, ku Elbasani ka shënuar vetëm 3 gola dhe pësuar 10. Megjithatë, këto tre gola të këtij intervali kanë shërbyer për t’i dhënë pikë Elbasanit dhe kanë qenë me vlerë, sepse ka fituar në dy ndeshje dhe barazuar një. Edhe starti i ndeshjes deri në minutën e 25- të nuk është pozitiv, por pak më i zbutur. Elbasanasit kanë shënuar 4 gola në 25 minutat e para dhe pësuar dyfishin, 8.

Statistikat

FUNDI – Vetëm në minutat e fundit rregullohen disi bilancet dhe verdheblutë nuk ndihen inferiorë ndaj kundërshtarëve. Në minutat 71-90, djemtë e trajnerit Shkëlqim Lleshanaku kanë shënuar 5 gola dhe pësuar po aq. Kjo pauzë e kampionatit mund të shërbejë edhe si reflektim për ekipin, për të treguar më shumë kujdes gjatë minutave ku deri tani është “shthurur”, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bëjë kthesën dhe të shpresojnë te mbijetesa.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"