Elbasani befasohet në fund, mbijetesa bëhet më e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2017 | 16:28

Elbasani befasohet në fund, mbijetesa bëhet më e vështirë

Elbasani ngec përballë Apolonisë dhe ndërlikon akoma më tepër misionin për të qëndruar në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Verdheblutë sot nuk shkuan dot përtej barazimit 2-2 në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 24-t në play out-in e Grupit B.

Elbasani

Në “Elbasan Arena” ishin miqtë nga Fieri ata që gjetën avantazhin me mesfushorin Taulant Hysenshahaj në minutën e 19-të.

Megjithatë të zotët e shtëpisë arritën të përmbysnin rezultatin që në pjesën e parë falë golave të sulmuesve Niko Zisi në të 32-n dhe Shamet Luta dy minuta para pushimit.

Por skuadra e Muharem Dostit nuk mundi ta ruante epërsinë deri në fund, pasi tetë minuta para fishkëllimës së trefishtë, Myrto Uzuni vulosi barazimin përfundimtar.

Play out Grupi B

Me këtë pikë Elbasani mbetet i parafundit në kuotën 14, tri më pak se Sopoti që të shtunën do të presë Turbinën. Kurse Apolonia hedh një tjetër hap drejt sigurimit të mbijetesës, pasi udhëheq grupin me 22 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"