“El Clasico” është gati të ndezë Spanjën, nisin parashikimet për sfidën: Kjo Barça është më e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 17:35

“El Clasico” është gati të ndezë Spanjën, nisin parashikimet për sfidën: Kjo Barça është më e mirë

Real Madridi u ndal nga Osasuna në kuadër të javës së shtatë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1. Ndërsa Barcelona arriti të merrte një trepikësh mjaft të vlefshëm kundër Majorkës duke marrë kreun e kampionatit. Teksa na ndajnë dy javë nga “El Clasico”, dy gazetarë të “MARCA” kanë filluar të bëjnë parashikimet për këtë sfidë në emisionin “Cero Dudas”.

real barcelona

Duke analizuar duelin që zhvillohet më 16 tetor, editorialistët Miguel Angel Garcia dhe Pablo Polo, u shprehën se skuadra e Çavi Hernandez ka filluar t’i bëjë presion skuadrës së Karlo Ançelotit pasi ka rritur nivelin e lojës së saj ndjeshëm në krahasim me edicionin e kaluar.

“Është e vërtetë që sezoni do të jetë shumë i gjatë, me ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve dhe një Botëror që do ta shkurtojë sezonin, por është e qartë se kjo Barça është më e mirë se sezonin e kaluar”, pohuan ata, duke parashikuar se këtë herë do të ishte më e komplikuar për “los blancos” të dominonin kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"