“Ekzekutori” Hakaj: Kisha emocione, familja tifo për Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 21:38

“Ekzekutori” Hakaj: Kisha emocione, familja tifo për Teutën

Teuta zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në “Niko Dovana” kundër Vllaznisë, duke marrë një fitore me vlera të mëdha për objektivin mbijetesë. Esin Hakaj, padiskutim ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, jo vetëm prej faktit se shënoi golin e qetësisë, por sepse ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe një rrezik konstant sa herë dilte në sulm.

Në përfundim të takimit, në një intervistë për “Panorama Sport”, shkodrani u shfaq i kënaqur për fitoren dhe golin që shënoi ndaj ish-ekipit të tij, ndërsa e pranoi se në fillimi pati emocione.

hakaj

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore?

Ishte një fitore shumë e rëndësishme për objektivin që kemi, pasi përballë kishim një kundërshtar direkt si Vllaznia. E kishim përgatitur me detaje këtë takim dhe në fund morëm atë që donim. Sigurisht që nuk ishte aspak e lehtë, pasi Vllaznia luajti shumë fortë, por ne dhamë maksimumin në fushë dhe arritën të dilnim me tri pikë.

Në fillim, Vllaznia ju vuri shumë në vështirësi…

Të them të drejtën kjo ndeshje kishte shumë presion, pasi dihej që një rezultat negativ do t’i vështirë- sonte shumë gjërat. Gjithsesi, me kalimin e minutave e morëm veten dhe arritëm të shënonim nga një goditje standarde. Gjatë javës jemi praktikuar shumë me to, më pas shënova edhe unë. Në të dytën e patëm më të lehtë dhe morën atë që donim.

Si ndihet një shkodran që ndëshkon Vllazninë?

Në fakt në fillim të ndeshjes kisha shumë emocione, por më pas kaloi gjithçka. Isha shumë i motivuar për të dhënë më të mirën dhe ky gol vulosi gjithçka. Jam shumë i lumtur dhe dua t’ia dedikoj babit dhe vëllait, të cilët ishin në stadium.

Për kë bënë tifo ata në këtë ndeshje?

Sigurisht që me Teutën, tani çfarë nuk bën vaki, por besoj goli im i kënaqi (qesh).

Tani mbijetesa duket më afër, jeni më të qetë dhe a është larguar presioni?

Patjetër që tani jemi më afër, pasi kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme. Diferenca është shumë e ngushtë me kundërshtarët, por ne kemi besim se do të qëndrojmë në Superiore. Kemi bërë ndeshje të mira dhe deri në fund do të vazhdojmë kështu.

Në aspektin personal jeni i kënaqur me ecurinë që keni pasur dhe ku e shihni të ardhmen?

Realisht, kur erdha këtu kisha objektiv të kthehesha në një lojtar titullar dhe të ndihmoj ekipin. Jam i kënaqur, por besoj se kam edhe shumë për të dhënë këtu. Para se të vija, këtu kam vuajtur shumë. Te Partizani pata një dëmtim dhe aty kishte lojtarë, që nuk zëvendësohen nga formacioni. Ishte pak e vështirë, pasi nuk pata shumë mundësi pas rikuperimit. Pata më shumë shanse këtu te Teuta, me besimin e Maganit në fillim dhe tani me Begejën. Shpresoj të vazhdoj kështu.

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"