Ekubani gradohet titullar, 17 milionë euro i heqin qafe rivalin kryesor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 21:42

Ekubani gradohet titullar, 17 milionë euro i heqin qafe rivalin kryesor

Ish-lojtari i Partizanit, Kaleb Ekuban, tashmë mund të cilësohet si sulmuesi kryesor i skuadrës së Lids. Futbollisti ka luajtur sot titullar në fitoren 2-0 ndaj Sandërlendit, ku nuk gjeti rrugën e rrjetës por ku protagonist ishte Ezgjan Alioski me një asist te goli i parë.

ekuban alioski

“Gradimi” i Ekuban ka ardhur si pasojë e vendimit të klubit për të shituar sulmuesin kryesor, Kris Ud. 25-vjeçari nga Zelanda e Re, i cili në sezonin e kaluar shënoi 27 gola në 44 ndeshje me Lids, po bën hapin e madh të karrierës, për t’u transferuar te Bërnli në Premier Ligë.

leeds_uniteds_chris_wood_celebrates_after_scoring_their_second_g_295323

Lids do të përfitojë 17 milionë euro nga shitja e futbollistit që bleu dy vite më parë për 3,6 milionë euro nga Leisteri dhe të njëjtën strategji shpreson që të zbatojë edhe me Ekuban. Që në fillim, kur u afrua në skuadër, sulmuesit iu premtua një rol protagonisti, pasi në klub ishin të ndërgjegjshëm se Ud nuk do të qëndronte në Championship në këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"