Ekuban me probleme para “finales”, mjeku siguron: Do jetë në fushë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 15:12

Ekuban me probleme para “finales”, mjeku siguron: Do jetë në fushë!

Partizani u tremb sot para ndeshjes “finale” të Kategorisë Superiore që do të luhet në mbrëmje në “Selman Stërmasi” ndaj Kukësit.

ekuban

Sulmuesi ganez Kaleb Ekuban kaloi një gjendje virale dhe u nevojit ndihma e mjekëve të skuadrës për të shmangur rrezikun e humbjes së mundësisë së aktivizimit. Ai u detyrua të bënte edhe serum për t’u rekuperuar.

gjini

Mjeku i klubit të kuq, Dhimosten Gjini, në një deklaratë për “Supersport”, qetësoi tifozët e Partizanit duke thënë: “Ekuban pati një gjendje virale, por tani është stabilizuar dhe është shumë mirë. Me trajtimin që mori, ai është përmirësuar dhe është në gjendje 100% për të luajtur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"