Ekstradohet nga Greqia ish-trajneri shqiptar, ngacmoi seksualisht nxënësit e mitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:52

Ekstradohet nga Greqia ish-trajneri shqiptar, ngacmoi seksualisht nxënësit e mitur

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Interpoli për llogari të drejtësisë në Shqipëri. 

d1e01e7399d39a65847a0096dcb91326_L-666x450

Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë rezulton i dënuar me 5 vite burg për ngacmim seksual.

Ish-trajneri i futbollit, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur, një prej të cilëve e kishte edhe nxënës së tij, është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia.

Policia bën të ditur se Metaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"