Ekspozita/ Murinjo dhe Guardiola “puthen” në buzë në mes të Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 9:56

Ekspozita/ Murinjo dhe Guardiola “puthen” në buzë në mes të Barcelonës

Në zonën teknike zor se ka dy rivalë më të mëdhenj se ata për momentin, në botën e drejtimit të futbollit dhe duke qenë të tillë, natyrisht që tërheqin edhe shumë vëmendje. Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo kanë përfunduar edhe në telajot e një artisti në Barcelonë.

Barca

Dhe natyrisht që forma më e mirë për të provokuar “armiqtë” e betuar, që rivalitetin e tyre në Madrid dhe Barcelonë e kanë transferuar prej sezonit të shkuar edhe në Mançester, është puthja.

1524143167_153349_1524143438_noticia_normal

Artisti i njohur urban Tvboy, i njohur për pikturat e tij kontroverse (dikur pikturoi edhe Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon në të njëjtin pozicion), ka shfaqur projektin e tij të fundit me një ekspozitë në “Paseo de Gracia” të Barcelonës. Artisti ka provokuar edhe me ngjyrat, të verdhën e kollares dhe fjongon e famshme që trajneri katalanas mban në shenjë solidarizimi, me nismën e pavarësisë së rajonit nga vjen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"