Eksperti i Kategorisë së Parë godet përsëri, Taulant Marku: Nuk dua të ndalem më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 21:31

Eksperti i Kategorisë së Parë godet përsëri, Taulant Marku: Nuk dua të ndalem më

Korabi e ka nisur me “marsh” të lartë Kategorinë e Parë. Dy fitore i kanë dhënë kreun e renditjes. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte dhe merita është e të gjithë protagonistëve, nga drejtimi, pankina e fusha.

taulant marku

Kontributin e tij në trepikëshin e fundit e dha i zakonshmi Taulant Marku. Sulmuesi, sa herë i jepet mundësia shënon, duke i dhënë qetësi maksimale dibranëve. Numri 9 kërkon që të kthejë ekipin me këmbë në tokë, ndërsa kujton se festë për të festuar gjatë nuk ka. Ai direkt pas ndeshjes për gazetën tha:

“Jam i kënaqur për fitoren si dhe për golin që shënova. Shpresoj të eci me këtë ritëm dhe të ndihmoj sa më shumë ekipin, por ky është futbolli. Tani do të mendojmë për takimin e radhës”.

FATMIR ZHUZH – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"