Eksperimenti i suksesshëm i Shkëmbit, Haxhiu: Gati të luaj ku të thotë trajneri, kemi fatin që kemi në ekip…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 19:32

Eksperimenti i suksesshëm i Shkëmbit, Haxhiu: Gati të luaj ku të thotë trajneri, kemi fatin që kemi në ekip…

Rimal Haxhiu ka qenë surpriza e sotme e Dinamos. Mesfushori ishte kthyer në një mbrojtës të djathtë për shkak të mungesave të Siljanovskit dhe Maliqit te blutë.

haxhiu

Por ai bëri detyrën shumë mirë dhe ishte protagonist te aksioni i golit që solli fitoren e bluve. Haxhiu shpjegoi në ”SuperSport” se këtë sakrificë ishte gati ta bënte vazhdimisht.

“Ishte rol i ri për mua, jam aktivizuar pak te Apolonia në këtë rol dhe mora pak eksperiencë. Për këtë arsye më dha besim trajneri dhe më vendosi në atë pozicion.

Do luaja më para, por atë çfarë thotë trajneri është pa diskutim detyra ime ta bëj dhe fatmirësisht shkoi siç duhej. E rëndësishme është që ndihmova ekipin për këtë fitore.

Të rinj te Dinamo? Është besim për ne, ne dita-ditës do të bëjmë më të mirën për të qenë në klasin e ekipit të Dinamos.

E rëndësishme është të luash dhe nëse ekipi ka nevojë, jam gati të luaj në çdo pozicion. I rëndësishëm është ekipi.

Jemi shumë të rinj por kemi fatin që luajmë me lojtarë me eksperiencë me ekipe të mëdha në kampionatin tonë apo jashtë. Kjo është ndihmesë e madhe për ne. Të gjithë bashkë jam i bindur se do të arrijmë objektivat tanë”, tha Haxhiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"