Eksperimentet te Partizani, planifikohen 2 miqësoret e fundit para fillimit të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 15:23

Eksperimentet te Partizani, planifikohen 2 miqësoret e fundit para fillimit të kampionatit

Në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri Partizani deri më tani ka zhvilluar 4 ndeshje miqësore. Fillimisht kanë barazuar 0-0 me Korabin, 1-0 i ka mundur Egnatia për të vijuar me dy fitore, 2-0 me Partizanin B dhe 1-0 me Pogradecin.
Partizani stervitja Daja logo
Skuadra e trajnerit Daja ka planifikuar të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera deri në fund të fazës në Ohër. Të mërkurën është planifikuar përballja me Pelisterin, ndërsa në mbyllje të fazës, të shtunën e 5 shtatorit, do të ndeshen me Strugën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"