Eksperimentet e Besëlidhjes për Superioren, nga afrikanët te lojtarët serbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 22:45

Eksperimentet e Besëlidhjes për Superioren, nga afrikanët te lojtarët serbë

Për të arritur objektivin e ngjitjes në Superligë, gjatë viteve të fundit Besëlidhja ka afruar në gjirin e saj shumë futbollistë nga Afrika, por nuk ia ka dalë, edhe pse disa prej tyre kanë bërë paraqitje të mirë.
BESELIDHJA
Presidenti Gjok Noka tani ka “hequr dorë” nga afrikanët dhe këtë sezon po u beson serbëve, por edhe me këta të fundit e ka të vështirë. Lancinet Sidibe dhe Sekou Kamara janë dy nga afrikanët që kanë spikatur me fanellën e skuadrës lezhjane e më pas janë huazuar në Vlorë e në Durrës.

Të tjerë afrikanë të Besëlidhjes janë Isiaga Kamara dhe Soumah, bashkë me Omar Turad Kamara, i cili u huazua te Kukësi, ndërsa kthimi në Lezhë për të ka qenë katastrofik, siç e pohon vetë në intervistën për gazetën tonë. Tani pritet reagimi i presidentit Noka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"