Eksperimente dhe debutime, Vllaznia fiton testin përballë Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 23:57

Eksperimente dhe debutime, Vllaznia fiton testin përballë Skënderbeut

Vllaznia e ka mbyllur me një fitore 3-2 ndaj Skënderbeut fazën e saj përgatitore në juglindje të Shqipërisë, para startit të Superiores në javën e ardhshme. Shkodranët kanë triumfuar në miqësoren përballë korçarëve ku Josa ka marrë sinjale të rëndësishme, teksa ka bërë eksperimente edhe me rreshtimin.

skenderbeu vllaznia
Trajneri Josa provoi rreshtimin pa një qendërsulmues roli, me Vulajn, Latifin e Hoxhajn ne repartin e avancuar. Kjo skemë funksionoi në pjesën e parë me Hoxhajn i cili gjeti avantazhin. Ishte përsëri i njëjti lojtar ai i cili gjeti rrugën e rrjetës edhe në pjesën e dytë të takimit duke dyfishuar shifrat për shkodranët të cilët më pas nisën serinë e zëvendësimeve, me Malën i cili debutoi me fanellën e kësaj skuadre. Por nga ulja e ritmit të tyre përfitoi Skënderbeu i cili brenda pak minutash vendosi barazinë me golat e Liços dhe Beçkës.

Megjithatë, në fund ishte Çoba ai i cili shënoi në minutën e 87 golin i cili do t’i jepte fitoren Vllaznisë me shifrat 3-2, duke mbyllur në mënyrë pozitive fazën përgatitore të kuqebluve të cilët tashmë do të kthehen në Shkodër për të vijuar atje përgatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit.

Skënderbeu-Vllaznia 2-3
72′ Liço, 76′ Beçka / 32′. 52′ Hoxhaj, 87′ Çoba

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Ruçi, Frashëri, Rapa, Prençi, Zguro, Ali, Liço, Pecani, Pusi, Lika, Abubakar.
Trajner: Migen Memelli

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj. Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Latifi, Vulaj, Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"