Eksperiment në Luksemburg, ja si do luajë sot Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2016 | 10:21

Eksperiment në Luksemburg, ja si do luajë sot Shqipëria

Është ndeshje miqë sore dhe jo me një kundërshtar të nivelit të Austrisë, për të cilën De Biazi ka menduar që të hedhë në fushë një ekip ndryshe nga herët e tjera.Untitled-20Në seancën e fundit stërvitore të mbrëmjes së djeshme, e zhvilluar në stadiumin ku do të luhet takimi, trajneri italian ka lënë të kuptohet se sot në fushë do të zbresin ata futbollistë që kanë pasur më së paku minuta gjatë kualifikueseve.

Për të mos thënë që Herolind Shala do të këndojë për herë të parë himnin në fushën e lojës. Formacioni Edhe pse këtë herë ka pasur “urdhër nga lart” që askush nga lojtarët, anëtarët e stafit apo pjesë të delegacionit të mos komunikonin me mediat, gazeta “Panorama Sport” ka arritur të mësojë se cilat pritet që të jenë zgjedhjet e trajnerit për këtë takim miqësor.

Në portë, për herë të parë mund të ketë një balotazh për Berishën me Alban Hoxhën, që pritet të saktësohet pak minuta para nisjes së takimit. Përpara gardianit, Veseli e Aliji pritet të mbulojnë lojën nga krahët, ndërkohë që në qendër pritet të luajnë Ajeti e Gjimshiti.

Migjen Basha do të jetë regjisori i mesfushës me Kukelin e Memushajn në këtë repart, ku Gashi e Shala do të mbulojnë lojën nga krahët. Në majën e sulmit, Sokol Cikalleshi pritet që të udhëheqë ofensivën e kuqezinjve për këtë përballje. Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj nuk janë në dispozicion të trajnerit për këtë ndeshje.

for

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"