Eksperiencë, muskuj dhe shpejtësi. Teuta i gëzohet Bregut dhe Karabecit, Martini skicon formacionin anti-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 22:06

Eksperiencë, muskuj dhe shpejtësi. Teuta i gëzohet Bregut dhe Karabecit, Martini skicon formacionin anti-Tirana

Fitorja ndaj Skënderbeut është një sinjal i mirë për Teutën, jo për faktin se mori tri pikë të çmuara në garën për titullin, por mbi të gjitha sepse po rigjen liderët në skuadër. Dejvi Bregu dhe Erando Karabeci janë gëzimi më i madh për “djemtë e detit”, që duket se po gjejnë liderët e tyre, lojtarët te të cilët besuan në merkaton e verës dhe tashmë po marrin mbi supe përgjegjësitë e tyre. Goli i parë i takimit ndaj korçarëve u shënua nga Emiljano Vila, por merita kryesore është e vlonjatit me shpërthimin e tij në krahun e majtë dhe pasimin e dhënë në qendër, duke u konfirmuar kështu dhe si njeriu asist i kampionatit deri tani.
pjimage (1)
Erando Karabeci (m) dhe Dejvi Bregu (d)

Po t’i shtosh këtu edhe 4 golat e shënuar kupton që dalëngadalë Bregu po realizon pritshmëritë ndaj tij. Si gjithmonë fjalë pak ish-kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, erdhi me një superrealizim fundjavën që lamë pas, duke u treguar i rëndësishëm mbi të gjitha me lojën e tij. Diçka më pak se dy vite pa shënuar, një kalvar dëmtimesh dhe mbi të gjitha besimi i munguar në kryeqytet bënë që 32-vjeçari t’i bashkohej projektit të Teutës. Edhe aty nuk ka pasur ndeshjet që priste, vetëm 11 herë ka zbritur në fushë, 7 prej të cilave si titullar. Ndaj Skënderbeut vendosi të dhuronte një mrekulli për fushat e Superiores. Edi Martini mund të buzëqeshë, tashmë ka gjetur Bregun dhe Karabecin, dy elementë që mund t’i zgjidhin ndeshjet.
teuta tiranaa
TIRANA – Sfida ndoshta me pritshmëri më të larta do të luhet në orën 13:00, në “Selman Stërmasi”. “Djemtë e detit” duan me çdo kusht fitoren për vetë ambiciet që kanë në këtë sezon. Skuadra e Edi Martinit ka luajtur një futboll argëtues  shoqëruar përgjithësisht me rezultate të mira, ndërsa problemi i Teutës, me shumë potencial në organikë, ka hasur vështirësi në gjetjen e golit, por dy fitoret e fundit u kanë dhënë tjetër moral bluve. Në impiantin e kryeqytetit pritet të zhvillohet një ndeshje me ritëm të lartë dhe emocione, problemi i vetëm mund të jetë nga terreni joperfekt, që në këtë rast nuk ndihmon shumë në cilësinë e lojës.
TEUTAAAAA
FORMACIONI – Shumë eksperiencë dhe muskuj në mesfushë, por edhe shpejtësi në krahët e sulmit. Duket se do të jetë kjo strategjia e zgjedhur nga Edi Martini për të vijuar me rezultatet pozitive në sfidën e radhës kundër Tiranës. Në seancën e stërvitore të bluve, Martini provoi modulin 4-3-2-1. Porta do t’i besohet Frashërit. Përpara portierit, do të rreshtohen Kuros dhe Todorovski në krah, në qendër Arapi dhe Hoxha. Në mesfushë, Aleksi dhe Avdyli, ndërsa Emiljano Vila ka detyrë organizimin e manovrave ofensive. Në krahët e sulmit pritet të luajnë Lorenco Vila në të djathtë dhe Bregu në të majtë, ndërsa në vijën e parë do të jetë Krasniqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"