“Eksperienca që as nuk filloi”, ish-futbollisti i Juventusit tregon pse nuk firmosi me Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 17:27

“Eksperienca që as nuk filloi”, ish-futbollisti i Juventusit tregon pse nuk firmosi me Apoloninë

Një nga lajmet më të bujshme të verës së fundit ishte afrimi i një emri të njohur në pankinën e skuadrës së Apolonisë. Klubi fierak kontaktoi me Manuele Blasin, ish-mesfushor italian me një karrierë të pasur në klubet e Serisë A, mes të cilave edhe Juventusin, si dhe pjesë e përfaqësueses italiane.

manuele-blasi-696x464

Ai duhej të merrte drejtimin e fierakëve dhe në klub e bënë fakt të kryer akordin me të. Por Blasi nuk mbërriti kurrë në Shqipëri për të drejtuar skuadrën dhe si përfundim, zgjedhja e klubit ra mbi një tjetër italian, Juri Kanarsa.

Vetë Blasi ka shpjeguar shkurtimisht çfarë ndodhi dhe se ai në të vërtetë nuk kishte gjetur kurrë akordin me Apoloninë për të marrë drejtimin e fierakëve.

“Nuk ishin kushtet e duhura për të mbyllur akordin, ndaj preferova të heq dorë. Në fakt, ishte një eksperiencë e cila as nuk filloi”, thekoi ai për mediat në vendlindje, duke i vënë kapakun aventurës shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"