“Eksperienca më e bukur në jetë”, Veliu rrëfen përballjen me Mesin: Pata fatin e madh të luaja kundër më të mirit në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 23:17

“Eksperienca më e bukur në jetë”, Veliu rrëfen përballjen me Mesin: Pata fatin e madh të luaja kundër më të mirit në botë

Në qershor të vitit 2011, Shqipëria u përball në një miqësore luksi me Argjentinën në ‘Monumental’ të Buenos Aires. Pjesë e formacionit të Shqipërisë atë kohë ishte edhe Franc Veliu, mbrojtësi vlonjat i Gjilanit, i cili pati rastin të përballet direkt me Lionel Mesin njërin nga futbollistët më të mirë të gjithë kohërave.

Mesi Veliu

Në një prononcim për gazetën “Sinjali”, mbrojtësi vlonjat tregon se ajo është eksperienca më e mirë në jetë dhe se e cilëson Lionel Mesin si më të mirin në botë.

“Unë mund të them që s’ka shpjegim. Është thjesht fantastike. Pata fatin e madh të luaj kundër një futbollisti që do ta cilësoja si më të mirin në botë. Është dhe do të mbetet eksperienca ime më e bukur e jetës”, theksoi fillimisht 31 vjeçari.

Veliu Mesi

Për momentin të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar në Kosovë për shkak të koronavirusit. Veliu beson se kjo pauzë nuk është aspak në favorin e lojtarëve dhe se do të ndikoj në formën e futbollistëve.

“Sigurisht që për një futbollist një pauzë e tillë nuk është aspak në favor të tij. Unë respektoj dhe zbatoj rregullat që janë vendosur nga shteti. Të gjithë duhet t’i zbatojmë ato. Pjesën më të madhe të kohës unë po e kaloj në shtëpi’

Padyshim që çdo pauzë e papritur, ndikon në formën e një futbollisti. Stafi jonë teknik, na ka dhënë programe individuale për t’i zbatuar çdo ditë sipas hapësirës kohore që mund të kemi”, përfundoi vlonjati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"